Gazeta Shqiptare botoi dje një artikull, në të cilin shkruhej se Bashkia e Tiranës nuk ishte “e informuar” për statusin aktual të procedurës së dyshimtë të tenderimit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Artikulli u botua edhe në internet nga BalkanWeb, por më pas u hoq.
Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, artikulli u hoq nga faqet pas presionit nga Bashkia e Tiranës. Kjo nuk do të ishte hera e parë që kryebashkiaku Veliaj tenton të censurojnë gazetarët.
Artikulli, shkruar nga gazetarja Fatmira Nikolli, fliste për disa pyetje drejtuar bashkisë për projektin e Teatrit Kombëtar: sa kompani kishin marrë pjesë në tender, cilat ishit ato dhe nëse ndonjë prej tyre kishte bashkëpunuar më parë me Bashkinë e Tiranës. Nikolli gjithashtu pyeti për se cilët janë zyrtarët e përfshirë në komisionin tenderit, dhe se kur do të shpallet fituesi. Afati i fundit për të marrë pjesë në tender ishte 19 shtatori.
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.352, i 4 prillit 2019, në nenin 8 të dipsozitës II, parashikohet:
“Çdo dokumentacion i komisionit [të tenderimit] nënshkruhet nga kryetari dhe vuloset me vulën e Bashkisë Tiranë dhe protokollohet në protokollin e Bashkisë Tiranë. Dokumentacioni arkivohet dhe ruhet në arkivin e BAshkisë Tiranë.”
Gjithsesi, në përgjigjen e tij, Drejtori i Përgjithshëm Alban Dokushi, u shpreh:
“[J]u sqarojmë se Bashkia e Tiranës nuk është në dijeni të të gjithë procedurës që po mbahet nga ky komision pasi sipas përcaktimeve [të VKM-së] Bashkia e Tiranës do të pajiset me dokumentacionin e plotë vetëm në fund të këtij procesi.”
Në VKM nuk përmendet askund që dokumentacioni i procedurës së tenderit arkivohet vetëm pasi të ketë përfunduar i gjithë procesi. Kjo nuk është shumë e besueshme, pasi numrat e protokollit përdoren dhe për të organizuar procesin e brendshëm të komisionit. Prandaj, Bashkia e Tiranës duhet të ketë të paktën një listë të dokumenteve të përpunuara nga zyra e protokollit në dispozicion.
Bashkia gjithashtu nuk pranoi të zbulojë emrat e anëtarëve të komisionit.
Për më tepër, bashkia nuk pranoi të sqarojë se kur do të shpallet fituesi i tenderit, në vend të kësaj i referohet përsëri VKM nr. 352.
Sipas dispozitës VI, nenit 2 të VKM-së, komisioni duhet të shpallë fituesin e tenderit në afatet që parashikon neni 7, pika 6 e Ligjit Special për Teatrin Kombëtar. Sipas këtij ligji, komisioni duhet të shpallë fituesin brenda 30 ditëve nga dita e fundit e tenderit, që ishte 19 shtatori.
Me pak fjalë, komisioni i tenderit, i kryesuar nga Bashkia e Tiranës, aktualisht është duke shkelur afatet e përcaktuara me ligj duke mos publikuar listën e renditur të kompanive konkurrente.
Letra e Dokushit drejtuar Gazetës Shqiptare tregon, duke iu referuar VKM-së dhe Ligjit Special, paligjshmërinë e plotë të procedurës aktuale të tenderit.
Siç kemi raportuar gjerësisht në Exit.al, procedura e tenderit për Teatrin Kombëtar ishte hartuar në mënyrë të qëllimtë për të favorizuar oligarkët kryesorë pranë qeverisë Rama. Kryeministri Rama ka konfirmuar disa herë që projekti i teatrit tw ri do të hartohet nga arkitekti daneze Bjarke Ingels, e cila ka bërë të qartë se Fusha shpk është klienti i saj për projektin.
Kryebashkiaku Veliaj ka theksuar publikisht se Teatri Kombëtar do të “shembet” “në një ditë me diell”.
Edhe pse procedura aktuale e tenderit anashkalon plotësisht legjislacionin e prokurimeve publike që ekziston dhe duket i paracaktuar, Komisioni Evropian ka dalë në mbështetje të qeverisë Rama.
Ndërkohë, Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë që të fillojë hetimet ndaj arkitektit danez Bjarke Ingels për bashkëpunim në një procedurë të paligjshme.