Teatrot e botës do të japin shfaqje online

Nga Exit News
Teatrot e botës do të japin shfaqje online

Ndërsa sallat e teatrove dhe operat janë të mbyllura për shkak të koronavirusit, disa nga teatrot e botës kanë vendosur të japin shfaqje online, në Ditën Botërore të Teatrit.

Royal Opera House – Londra

Në faqen e tetarit në rrjetet sociale do të shfaqen nga video të baletit klasik deri tek filmat, të cilat tregojnë prapaskenat e shfaqjeve. Për më tepër, duke u regjistruar në platformën e TV Marquee, do të keni mundësinë për 30 ditë të shihni falas prodhime të tjera të Royal Opera House të tilla si, “La traviata e Verdit ” dhe “Liza në Botën e Çudirave”, nga Christopher Wheeldon

Metropolitan Opera – New York

Çdo ditë, në faqen e internetit të Operës Metropolitane të New York-ut, do transmetohen shfaqje, duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 18.30 të së nesërmes. Programi përfshin veprat e vëna në skenë gjatë 14 viteve të kaluara me këngëtarët më të mëdhenj lirike. Java e parë i kushtohet Wagner, me disa nga veprat më të famshme si “Tristan dhe Isolda” dhe “Die Walküre”.

Sydney Opera House – Sydney

Opera e Sidneit po punon për një program të ri virtual këto ditë. Ndërkohë, teatri ka publikuar në internet disa  shfaqje dhe video nga prapaskenat e xhirimeve të tyre.

Teatri Alla Scala – Milano

Teatri Alla Scala dhe Rai po rinovojnë bashkëpunimin e tyre për të ofruar një shfaqje online çdo ditë për adhuruesit e teatrit. Deri më 21 Prill, platforma RaiPlay do të ofrojë një shfaqje në ditë: 30 prodhime kryesisht të papublikuara në internet. Çdo shfaqje do të jetë publike për një muaj nga data e publikimit.

Teatri Piccolo – Milano

Përmes rrjeteve sociale të teatrit Pikolo, do të shpërndahen mbi 40 video të shfaqjeve, intervista me artistë dhe kuriozitete rreth prodhimeve më të rëndësishme të tij. Ndër videot e propozuara do të jenë “Elvira dhe zerat e brendshem ” me Toni Servillon, “Egersirat e Skenes” nga Emma Dante, “Pinoku” nga Antonio Latella, “Sanghenapule” nga Borrelli / Saviano.

Teatri San Carlo – Napoli

Edhe Teatri prestigjioz San Carlo në Napoli ka krijuar një program të pasur virtual, me shfaqjet e tij. Disa nga shfaqjet janë:

  1. 28 Mars – OPERA Ermione – nga G. Rossini
  2. 30 Mars – KONCERT i Zilberkant / Laca
  3. 01 Prill– OPERA Manon Lescaut – nga G. Puccini
  4. 04 Pril – OPERA Carmen – nga G. Bizet
  5. 06 Prill – BALETI Pulcinella – nga I. Stravinsky
  6. 08 Prill – BALETI La Dame aux Camélias – Nga C. Davis

Opera Nacionale – Paris

Opera Nacionale e Parisit, në bashkëpunim me France.tv, kanë publikuar disa opera lirike dhe balete në faqen e saj zyrtare.

Teatri Mariinsky – Shën Petersbug

Teatri Mariinsky në Shën Petersburg ju mundëson të shihni vepra, koncerte ose balet në kanalin e saj online. Disa nga shfaqjet janë Simfonia e parë dhe e gjashtë nga Tchaikovsky,  të luajtura nga Orkestra Simfonike Mariinsky nën drejtimin e Valery Gergiev.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>