Zonë gjigande vetëm për këmbësorët në qendër të Tiranës?

Zonë gjigande vetëm për këmbësorët në qendër të Tiranës?

“Vendimi që kemi marrë është që të gjithë objektet e kultit që gjenden në qendrën e Tiranës, si Katedralet, ashtu edhe Xhamia e Namazgjasë, të jenë brenda zonës pedonale” deklaroi dje Kryebashkiaku Erion Veliaj në ditën e Bajramit.

Nëse pohimi i Zotit Veliaj është i vërtetë, zona këmbësore e Tiranës do të përfshijë zonën që fillon në pikën veriore të urës së Rrugës së Elbasanit ku po ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, duke u kufizuar nga unaza përfshin Katedralen e Tiranës, vazhdon përmes Bulevardit Dëshmorët e Kombit, për të përfshirë gjithë Parkun Rinia dhe, pastaj, në drejtim të Veriut përfshin gjithë zonën ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes dhe Kisha Ortodokse, pastaj gjithë Sheshin Skëndërbej, gjithë zonën pas Pallatit të Kulturës, zonën e Partizanit të Panjohur, përfshi ndërtesën TID, qendrën Toptani që po ndërtohet dhe për t’u mbyllur anash godinës së sesioneve të Kuvendit.

Si dhe herë të tjera, Zoti Veliaj i referohet gjërave që deklaron në publik me “kemi marrë vendim” por në fakt nuk ka ndonjë vendim të bërë publik për këtë gjë.

Është e paqartë nëse:

  • Është bërë ndonjë studim për këtë projekt?
  • A janë bërë analiza për ndikimin në trafik dhe a janë hartuar zgjidhje?
  • A është ai pjesë e draft masterplanit të Tiranës?
  • A janë bërë konsultime me qytetarët për këtë projekt?

Me shumë gjasa përgjigjja e pyetjeve të mësipërme është negative. Me shumë gjasa “vendimi” është thjesht urdhër arbitrar verbal i Kryeminsitrit Edi Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>