Teknologjia në zgjedhje: Partitë politike nuk bien dakord

Nga Exit News
Teknologjia në zgjedhje: Partitë politike nuk bien dakord

Partitë politike ende nuk kanë rënë dakord për caktimin e një zone zgjedhore për të zbatuar projektin pilot të numërimit dhe votimit elektronik, në zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Socialiste ka propozuar zbatimin e projektit në Tiranë, por ky propozim nuk u pranua nga Partia Demokratike, sipas deklaratës së Taulant Ballës, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, në një dalje për median, të premten.

Në mbledhjen e zhvilluar me 13 janar, PS propozi kryerjen e numërimit elektronik vetëm në një ZAZ, e cila mund të përcaktohen nga KQZ.

PD propozoi zbatimin e projektit pilot në Korçë dhe në Fier. LSI propozoi qarkun e Tiranës dhe Korçës. Ndërsa, Partia Demokristiane e Nard Ndokës i ka kërkuar KQZ-së të përfshijë në votim elektronik të gjitha qarqet e vendit.

Për të lexuar se si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021 kliko këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>