Telegram mbyll kanalin kundër vaksinave në Itali

Nga Exit News
Telegram mbyll kanalin kundër vaksinave në Itali

Platforma e komunikimit online Telegram ka bllokuar kanalin kundët vaksinave të Covid-19, në Itali. “Ky kanal nuk mund të shikohet sepse ka shkelur kushtet e shërbimit të Telegramit”, shkruhet në Telegram, kur klikohet tek në kanalin Basta Dittatura.

Ky kanal drejtoi bisedën kundër vaksinave dhe kundër pasaportës së gjelbër. Ata drejtuan edhe protestat në rrugë e deri te bojkoti i restoranteve dhe bareve që kërkojnë kartat e vaksinimit.

Më parë Prokurori i Torinos kishte kërkuar mbylljen e kanalit duke kërkuar edhe konfiskim.

“Ky grup nxit dhunën kundër mjekëve që merren me vaksinimet. Ata publikuan emrat e mjekëve të veçantë që bënin thirrje për linçimin e tyre. E gjithë kjo është në kundërshtim me politikën e Telegram. Para se ta bllokonim, ne paralajmëruam moderatorët e kanalit që të ndalonin këto shkelje, por ata nuk e bënë atë”, lexohet në mesazhin me të cilin Telegram shpjegon vendimin për mbylljen e kanalit

Kanali kishte tejkaluar 40 mijë abonentë dhe ishte bërë një nga kanalet kryesore të informacionit kundra vaksinimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>