Telekom Serbia do të blej kompaninë e dytë celulare në Kosovë, IPKO

Nga Exit News
Telekom Serbia do të blej kompaninë e dytë celulare në Kosovë, IPKO

Kompania shtetërore e telefonisë në Serbi, Telekom Sebia ka bërë një ofertë për të blerë kompaninë kosovare të telefonisë celulare Ipko.

Sipas kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ata kanë bërë ofertën më të lartë prej 155 milion euro. Ahmeti tha se kjo ofertë duhet të bllokohet pasi Serbia ka bllokuar oferta të ngjashme nga shqiptarët në të kaluarën.

Telekom Sebia nuk ka bërë publik asnjë informacion, duke përmendur një marrëveshje konfidencialiteti. Ata i thanë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se kompania ka ambicie për të zgjeruar biznesin e saj dhe oferta është një hap drejt realizimit të saj.

IPKO është kompania e telefonisë në Kosovë. Ajo është në pronësi të plotë të Telekom Slovenije, kompania sllovene njoftoi se do ta shesin atë si një pjesë të strategjisë së tyre të biznesit.

Shteti serb zotëron 88% të aksioneve në Telekom Serbia. Ata kanë blerë operatorë telefonikë, TV dhe internet në Bosnje dhe Hercegovina dhe kanë kërkuar të blejnë edhe Telekom Albania nga Deutsche Telekom.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>