Tenderat e Policisë së Shtetit — 1,5 milionë euro dëm shtetit

Tenderat e Policisë së Shtetit — 1,5 milionë euro dëm shtetit

Televizioni Klan raporton se Policia e Shtetit, gjatë periudhës 2014-2015, ka prokuruar 43 tendera në shkelje të ligjit të prokurimeve.

Nga dokumentat e siguruara nga Klan Tv rezulton se të paktën tre kontrata janë lidhur direkt me kompanin private duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1,5 milionë euro.

Në tenderin për blerjen e sistemit të kamerave të trupit për patrullat e policisë, KLSH raportoi se ato janë tenderuar me një çmim 7 herë më të lartë se çmimet ndërkombëtare, duke rritur faturën me 1.4 milion euro.

“Në procedurën e tenderit me objekt “Sistemi multifunksional i kamerave të trupit për patrullat e Policisë së Shtetit” me vlerë rreth 541 milionë lekë, u konstatua se procedura ishte klasifikuar “sekret” në nivel sigurie “i kufizuar”, në kundërshtim me kërkesat e Urdhrit të Ministrit të Punëve të Brendshme”.

Gjithashtu, KLSH ka evidentuar se Policia e Shtetit në vitin 2015-të dhe 2016-të në 5 raste i ka dhënë fonde kompanive private pa përfunduar punimet.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar pranë prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për 7 zyrtarë të policisë së shtetit, me akuzën e “shkeljes së barazisë në pjesëmarrjen në tendera”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>