Arrestohet ish drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto. Burime nga Prokuria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se ish funksionari i lartë i burgjeve është prangosur me akuzën e kurrupsionit. Bëhet fjalë për tenderet për ushqimet zhvilluar nga kjo drejtori. Kujtojmë që para pak kohësh u arrestua dhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi, i cili po hetohet për këto tendera.
Më 15 korrik të vitit të kaluar Zoto dha dorëheqjen për asye personale. Ai qendroi në këtë detyrë që nga tetori i vitit 2013.