Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, vijon edhe pse nën reshje të dendura shiu.
Turma e qytetarëve para Ministrisë së Brendshme kërkon dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Ata kanë goditur godinën e ministrisë me hurma, raporton Report TV. Kjo, në shenjë simbolike pasi xhaxhai i viktimës tha në një intervistë se Klodiani kur kishte dalë nga shtëpia kishte në dorë dy hurma.
Por nuk kanë munguar edhe sende të tjera të forta të hedhur në drejtim të godinës. Kjo ka bërë që forcat e policisë të ndërhyjnë. Për këtë arsye situate është tensionuar dhe raportohet se ka patur disa të lënduar
Pas kësaj protestuesit janë zhvendosur drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit për të ikur tek godina e kryeministrisë.
Protesta është shoqëruar me thirrje jo vetëm kundër ministrit Lleshaj por edhe kundër kryeministrit Rama i cili aktualisht ndodhet në SHBA.