Situata te Teatri Kombëtar është tensionuar të mërkurën, pasi disa punonjës të Policisë Bashkiake shkuan t’i komunikonin vendmin e kalimit të pronësisë së truallit të Teatrit, drejt Bashkisë Tiranë.
Artistët refuzuan ngjitjen e vendimit të qeverisë në hyrjen e Teatrit dhe duke u konfliktuar me policinë.
Regjisori Robert Budina pohoi për Ora Neës:
“Kujdes të mos derdhet gjak. Në pak minuta jemi shumë këtu dhe do të jemi shumë më tepër. Bëni kujdes dhe ruani mendjen, i bëj thirrje popullit të Tiranës të ngrihen dhe të marrin hunjtë”.
Ndërkohë aktori Neritan Liçaj deklaroi se rezistenca për të mbrojtur Teatrin do të vazhdojë pavarësisht vendimeve të qeverisë.
Qeveria transferoi tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë, me anë të një vendimi të marrë më 8 maj.