Tërhiqet qeveria, Ministrja Nikolla: Do shfuqizojmë VKM-në për provimet e përsëritura

Tërhiqet qeveria, Ministrja Nikolla: Do shfuqizojmë VKM-në për provimet e përsëritura

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi pak minuta më parë tërheqjen e qeverisë nga Vendimi i Këshillit të Ministave që parashikonte tarifa shtesë për provimet e përsëritura.

“Që sot qeveria do të shfyqizojë vendimin që lidhet me tarifat për studentët përsëritës”, deklaroi Ministrja Nikolla në një konferencë për shtyp, teksa jashtë ministrisë mijëra studentë vazhdojnë protestën.

Lidhur me kërkesat e tjera për përgjysmimin e tarifave të studimit, Zonja Nikolla deklaroi se nuk është në përgjegjësinë e ministrisë, por mbi universitetet:

“Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë, ndaj jeni të lutur, por patjetër dhe të monitoruar nga MAS, që ju të shteroni mes studentëve dhe pedagogëve një debat që sa mundësi ka të realizohet.”

Ndërkohë, jashtë ministrisë studentët vazhdojnë protestën dhe shprehen të vendosur për të mos u tërhequr deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Katër kërkesat e studentëve janë:

 – Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4, e cila parashikon pagesë ekstra për çdo provim të përsëritur;

 – Përgjysmimi i tarifave të studimeve;

 – Përmirësimi i kushteve të konvikteve;

 – Të ketë një përfaqësues të studentëve në bordin e universiteteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>