Tërmet 3.6 ballë në lindje të Tiranës

Nga Stafi i Exit
Tërmet 3.6 ballë në lindje të Tiranës

Tirana ndjeu sot një tëmret të magnitudës 3.6, që kishte epiqendrën rreth 15 kilometra në lindje.

Sipas qendrës mesdhetare të të dhënave të tërmeteve, lëkundjet u regjistruan në orën 10:09 të së dielës dhe u ndjenë gjerësisht në kryeqytet dhe rrethina.

Në lokalizimin në hartë, epiqendra përkon me grumbullimin e lumit Erzen pas malit të Dajtit.

Duhet theksuar se lëkundjet ishin më të vogla se tërmetet e datës 21 dhe 22 shtator ku Durrësi dhe kryeqyteti u tronditën nga tërmete të magnitudës 5.7, 5.6 dhe 5 ballë.

Këtë e konfirmoi edhe sizmiologu Rexhep Koçi, i cili foli për News24. Ai tha se “mund ketë një numër të kufizuar (post) tërmetesh, por edhe mundet mos të ketë”. Lëkundjet sizmike janë të paparashikueshme sizmiologët mundet të përcaktojnë vetëm shkallën dhe intensitetin e tyre.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>