Një tërmet i fortë në detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë mesditën e së premtes. Ministri i brendshëm i Turqisë raportoi se të paktën gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte një madhësi paraprake 6.6 Rihter, me një epiqendër 13 kilometra në veri të verilindjes së ishullit grek të Samos.
Deri më tani nuk ka informacione për viktima.
Media turke raporton se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet dhe Stambolli. Guvernatori i Stambollit tha se nuk kishte raporte për dëmtime.