Tërmetet, bie ndjeshëm numri i lëkundjeve gjatë 13 orëve të fundit

Tërmetet, bie ndjeshëm numri i lëkundjeve gjatë 13 orëve të fundit

Në Shqipëri është ulur ndjeshëm numri i tërmeteve  gjatë 13 orëve të fundit. Deri më tani janë rregjistruar vetëm dy tërmete me magnitudë 2.6 dhe 2.5 të shkallës Rihter. 

Ndërsa në 12 orët e mëparshme vendi ynë u trondit të paktën 16 herë nga tërmete të magnitudës 2.1–4.4 të shkallës Rihter.

Ditën e shtunë Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, njëri me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, me epiqendër në Durrës, 35 kilometra në perëndim të Tiranës, dhe tjetri me magnitudë 5.2, me epiqendër 31 kilometra në perëndim të Tiranës.

Në asnjërin prej tërmeteve të këtyre ditëve nuk pati viktima në njerëz.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më tepër se 105 qytetarë morën ndihmë mjekësore në spitale, përgjithësisht për dëmtime të lehta.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se mbi 500 shtëpi dhe mbi 100 pallate ishin dëmtuar, por mbetet e paqartë shkalla e dëmtimit.

Prej tërmetit të së shtunës, mbi 360 tronditje më të vogla u regjistruan nga agjencitë e specializuara të huaja dhe të vendit. Kjo është një dukuri e zakonshme pas tërmeteve të fortë, që mund të zgjasë disa ditë, deri në stabilizimin e plotë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>