Tërmeti 6.2 rihter që goditi të premten Indonezinë ka shkaktuar deri tani 78 viktima, ndërsa ndërsa ekspertët i frikësohen një tjetër tërmeti edhe më të fuqishëm, i cili mund të shoqërohet me tsunam.
Më shumë se 740 persona janë konfirmuar të plagosur dhe mbi 27,800 u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi lëkundjes së fortë, tha një zëdhënës i agjencisë kombëtare të katastrofave në Indonezi, raporton Reuters.
Tërmeti shkaktoi edhe një varg katastrofash të tjera si, rrëshqitje toke dhe disa ura të dëmtuara.
Lëkundjen shkatërruan gjithashtu edhe 60 shtëpi, dy hotele dhe zyrën e guvernatorit të provincës.
Ndërkohë, kreu i agjencisë indoneziane të meteorologjisë, klimës dhe gjeofizikës, u shpreh se ekziston frika për një tjetër tërmet në rajon që mund të shkaktojë tsunam.
Shtrirë në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit në Paqësor, Indonezia goditet rregullisht nga tërmetet. Në 2018, një tërmet shkatërrues 7.5 rihter dhe tsunami pasues goditi qytetin e Palu, në Sulawesi, duke vrarë mijëra.