Përditësuar/Tërmeti shkakton dëme në Durrës, Kavajë dhe Thumanë

Përditësuar/Tërmeti shkakton dëme në Durrës, Kavajë dhe Thumanë

Në Thumanë dyshohet se ka viktima. Dy pallate janë rrezuar.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të rënda edhe në Tiranë, Durrës, Kavajë. Raportohen qindra qytetarë të dëmtuar, të cilët kanë marrë shërbim në Spitalin e Durrësit dhe Tiranës.

Sipas raportimeve, në Durrës u shemb një pallat. Hotel Palma afër Portit është shembur. Qyteti është pa energji elektrike.

Në Helmaz të Kavajës u shemben dy pallate. Nuk ka njerëz në rrënoja, sipas medias.

Në Thumanë u shembën dy pallate. Ka njerëz nën rrënoja.

Disa lagje nëpër qytete janë pa energji elektrike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>