Spitalet dhe laboratoret private do të ofrojnë testime për antitrupa ndaj Covid-19 për qytetarët.
Vendimi i Komitetit Teknik në Ministrinë e Shëndetësisë ka miratuar protokollin për nisjen e testimeve serologjike në struktura jopublike.
Testet do të vlerësohen nga ISHP dhe laboratorët duhet të plotësojnë standardet për kryerjen e këtij testimi.
Ministria ka planifikuar edhe testimin tek një pjesë e qytetarëve për qëllime studimore të Institutit të Shëndetit Publik.