Testimi i virgjërisë tashmë vepër penale në Kosovë

Nga Exit Staff
Testimi i virgjërisë tashmë vepër penale në Kosovë

Testimi i virgjërisë tashmë është vepër penale në Kosovë që nga kjo javë pas ndryshimeve në ligjin e votuar nga qeveria, duke e konsideruar atë shkelje të të drejtave të njeriut.

Ligji i ri vjen krahas të tjerëve që parashikojnë dënime më të ashpra për dhunën në familje, sulmin seksual dhe përdhunimin.

“Si vepër e re penale është paraparë edhe testimi i virgjërisë; kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se bëhet fjalë për një test mjekësor të panevojshëm përmes të cilit cenohen të drejtat elementare të njeriut”, thuhet në masat ndëshkimore të publikuar nga këshilltarja e ministres Albulena Haxhiu, Flag Pireva.

Kushdo që zbulohet se kryen teste të tilla do të rrezikojë dënimin për një vepër penale sipas ligjit të Kosovës.

Testimi i virgjërisë bëhet edhe në Shqipëri, ku edhe femrat i nënshtrohen një operacioni për të ‘riparuar’ virgjërinë para se të martohen. Këto operacione bëhen në klinika private dhe ilegalisht në sistemin shëndetësor publik kundrejt pagesës.

Të paktën 1000 gra besohet se i nënshtrohen çdo vit procesit në Shqipëri, i cili kryhet para martesës për të fshehur çdo aktivitet të mëparshëm seksual nga burri i tyre i ardhshëm.

Zakonisht kryhen te vajzat nga 18-30 vjeç dhe kushtojnë rreth 200 euro, procedurat kryhen fshehurazi dhe janë të ndaluara nga rregullat e përgjithshme klinike gjinekologjike. Kjo nuk do të thotë se klinikat do të refuzojnë t’i kryejnë ato. Ndërsa ato nuk janë të paligjshme ose të përmendura në ligjin shqiptar, vetë natyra e procedurës kërkon fshehtësinë më të madhe.

Një mjeke që donte të mbetej anonim tha për mediat se “deri në vitet 50, në këtë vend, një grua duhej të varte çarçafët e saj të njollosur me gjak pas natës së parë të martesës, për t’i vërtetuar virgjërinë e saj burrit, të afërmve dhe fqinjëve. Është i njëjti fenomen. Madje, disa gra vijnë në klinikë të shoqëruar nga partnerët e tyre, të cilët duan të verifikojnë virgjërinë e grave të tyre të reja kur ato nuk kanë gjakderdhje gjatë aktit të parë seksual. Kjo ndodh në 38% të rasteve, vijon gjinekologu.

Një burim tjetër, që punonte në spitalin shtetëror të Tiranës si infermiere, shpjegoi se riparimi i virgjërisë është fitimprurës dhe i zakonshëm, i ndërmarrë nga shumë punonjës të shtetit, veçanërisht në vjeshtë dhe pranverë, përpara se të ndodhin shumë dasma.

EU funded RDN

 

Ky artikull është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të Projektit “Reporting Diversity Network 2.0”, nën skemën e mbështetjes së granteve të vogla.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e “New Policy Group” dhe, si e tillë, nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Rrjetit të Raportimit të Diversitetit 2.0.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>