Deputeti holandez Pieter Omtzigt i ka drejtuar ministrit të tij të jashtëm Stef Blok tetë pyetje lidhur me projektet e dyshimta të qeverisë Rama, dhënë në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Pyetjet përqendrohen kryesisht në projekte si Air Albania apo aeroporti i Vlorës të lidhura me kompani turke, me ndërmjetësimin personal të Presidentit turk Erdogan.
Tetë pyetjet e deputetit holandez janë:
1. A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian (Komisionerëve Evropian Hahn, Bienkoëska dhe Bulc), ku deklarohet se tenderi për aeroportin e Vlorës është dhënë për tre kompani turke pa garë dhe së bashku me projektin e themelimit të Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?
2. A mund të pyesni Komisionin Europian për reagimin e tij ndaj kësaj letre dhe a mund të dërgoni një kopje të përgjigjes në parlament?
3. Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në rastin e themelimit të kompanisë Air Albania, dhe se këto kontratat i janë dhënë direkt, pa garë të hapur, një kompanie turke, kompanisë shtetërore shqiptare dhe një kompanie private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara marrjes së kontratës dhe që nuk ka anjë përvojë në fushën e aviacionit.
4. A jeni në dijeni të shembujve të tjerë që tregojnë së qeveria e vendit në fjalë shkel traktatet ndërkombëtare të BE-së?
5. A e ka shkelur Shqipëria nenin 74, pika 3 të MSA-së dhe çfarë pasojash ka kjo gjë?
6. A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullat e BE-së?
7. Kur do të diskutohet kjo çështje në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, siç parashikohet në Nenin 126 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit?
8. A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo?
Në fund, deputeti Omtzigt i kërkon ministrit Blok t’i përgjigjet këtyre pyetjeve brenda tre javësh.
Ministri Blok ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare.