Këshilli i Komunës së Tetovës ka shpallur tre ditë zie për viktimat e tragjedisë në spitalin COVID ku humbën jetën 14 persona si pasojë e flakëve që shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një konferencë për media, tha se familjet e viktimave do të ndihmohen nga shteti për të tejkaluar këtë situatë dhe shtoi se shkaqet e zjarrit do të hetohen deri në fund.
14 persona kanë humbur jetën në Tetovësi pasojë e një zjarri që përfshiu një spital COVID mbrëmjen e së mërkurës.
Ndërkohë ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se në momentin e shpërthimit të zjarrit në spital po kuroheshin 26 pacientë me COVID-19. Shërbimet e zjarrfikësve kanë shpëtuar 12 prej tyre të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende por dyshohet se ai ka ardhur si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit apo oksigjenit.
Spitali për tajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19 ishte ndërtuar muajt e fundit dhe dy javë më parë ishin dëmtuar instalimet e oksigjenit.