Thaçi dënon publikimin e dokumentave të prokurorisë speciale

Nga Exit News
Thaçi dënon publikimin e dokumentave të prokurorisë speciale

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar publikimin e dokumentave të Dhomës së Prokurorit të Posaçëm, në media.

Në një njoftim për shtyp, të premten, Thaçi theksoi “se rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë”.

Publikimi i këtyre dokumenteve ka qenë i papranueshëm, shtoi Thaçi.

Ai siguroi se pavarësisht rrjedhjes së dokumentave, “asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>