Thaçi dyshon mbi vërtetësinë e ‘Dosjes së Hagës’ për vrasjet e UÇK-së

Nga Exit News
Thaçi dyshon mbi vërtetësinë e ‘Dosjes së Hagës’ për vrasjet e UÇK-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi, të enjten, se dokumentet e bëra publike në media, sipas të cilës drejtuesit e UÇK-së akuzohen për të paktën 87 vrasje civile gjatë kohës së luftës në Kosovë, mund të mos jetë origjinale.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, Thaçi u shpreh:

‘Nuk dihet vërtetësia dhe origjinaliteti i këtyre dokumentave. Duhet kohë dhe që autoritetet kompetente ta thonë fjalën e tyre dhe jo mediumet apo njerëzit jo kompetentë.

Derisa të vërtetohet nëse janë origjinale dhe rrjedhje të gjykatës duhet të jemi shumë të kujdeshëm në mënyrë që të mos biem në grackë të ndonjë lajthitjeje për të dëmtuar imazhin e Kosovës.’

Thaçi shtoi se ai ka dëshmuar në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për katër ditë me radhë, lidhur me të gjithë akuzat ndaj tij për krime gjatë luftës dhe se asnjë prej krimeve të pretenduara në dosjet e bëra publike nuk kanë qenë pjesë e hetimeve.

Pyetur drejtëpërdrejtë nga gazetari Fevziu, nëse mendoni se UÇK-ja ka vrarë 87 persona, 59 nga të cilët në paraburgim, Thaçi u shpreh se ‘lufta e UÇK ka qenë e drejtë e pastër’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>