Thaçi mandaton Avdullah Hotin për të formuar qeverinë e re

Nga Exit News
Thaçi mandaton Avdullah Hotin për të formuar qeverinë e re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mandatoi të enjten Avdullah Hotin, propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për të formuar qeverinë e re.

Vendimi vjen më shumë se një muaj pasi qeveria e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje u rrëzua pas një mocioni mosbesimi të thirrur nga LDK-ja, që deri në atë moment ishte në koalicion qeverisës.

Në një deklaratë për shtyp Thaçi u shpreh se kishte vepruar sipas Kushtetutës, edhe pse Kryeministri në detyrë, Kurti, e ka përsëritur herë pas here se mandati për të formuar qeverinë i takon vetëm partisë fituese në zgjedhje, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.

Thaçi kujtoi se të gjitha partitë politike ishin shprehur kundër shpërndarjes së parlamentit dhe vajtjes në zgjedhje të parakohshme.

Tashmë Hotit i jepet 15 ditë kohë të formojë qeverinë dhe t’ia paraqesë parlementit për votëbesim.

Ndërkohë pritet që Lëvizja Vetëvendosje ta bllokojë këtë proces duke e dërguar dekretin e Presidentit Thaçi në Gjykatën Kushtetutese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>