Thaçi mohon të gjitha akuzat ndaj tij për krime lufte dhe kundër njerëzimit

Nga Exit News
Thaçi mohon të gjitha akuzat ndaj tij për krime lufte dhe kundër njerëzimit

“I kam lexuar, i kam kuptuar dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat. Akuza është krejt e paqëndrueshme. Deklarohem i pafajshëm plotësisht.”

Kështu deklaroi ish-presidenti dhe ish-drejtuesi i UÇK-sëHashim Thaçi, mesditën e së hënës, gjatë seancës paraprake para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Menjëherë pasi prokuroria lexoi aktakuzën, Thaçi deklaroi se e ka lexuar atë, por se nuk pranon asnjë nga akuzat.

Më herët gjatë ditës, edhe Jakup Krasniqi mohoi të gjithë akuzat ndaj tij, për krime lufte dhe kundër njerëzimit, në bashkëpunim me ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së Thaçi, Veseli e Selimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>