Thaçi tregon për dëshminë në Hagë, Shqipëria të flasë për ‘Shtëpinë e Verdhë’

Nga Exit News
Thaçi tregon për dëshminë në Hagë, Shqipëria të flasë për ‘Shtëpinë e Verdhë’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tregoi se në Hagë u pyet për periudhën e luftës së UÇK-së.

“Unë besoj se një ditë rrëfimi im në gjykatë do të jepet hapur, ku do të mund ta dëgjojnë të gjithë ballafaqimin tim. Jam pyetur për gjëra që ata kanë menduar se i di. Kanë qenë gjëra që ne bashkë i kemi kërkuar dhe gjetur edhe në google. Unë nuk kam pasur asnjë akuzë politikisht, por vetëm për rolin tim në luftën e UÇK”, tha Thaçi për emisionin ‘Real Story’, të Sokol Ballës.

Thaçi tregoi se nuk u pyet në Hagë për raportin e Dick Marty-t për trafikimin e organeve gjatë luftës së UÇK-së:

“Asnjë pyetje për trafik organesh nuk kam pasur unë. Gjithashtu as edhe një pyetje për shtëpinë e verdhë pasi nuk ka ekzistuar”.

Thaçi i kërkoi qeverisë shqiptare të flasin hapur nëse ka pasur ose jo trafik organesh:

“Sot vetë shteti shqiptar duhet me pyet dikënd: Cfarë ndodhi? Se përmendet Shqipëria. I drejtohem qytetarëve të Shqipërisë dhe njerëzve të politikës, drejtuesve të shtetit atëherë, që flasin nëpër studio: Duhet të flasin hapur, ka pasur trafik organesh ? Ka pas shtëpi të verdhë? Cili ka qenë roli i UCK-së? Shteti shqiptar ka lejuar trafik organesh? Ka lejuar shtëpinë e verdhë dhe kampe përqendrimi?

Pra, akuzohet Shqipëria këtu. Në këtë moment Shqipëria duhet t’i drejtohet Këshillit të Europës, pasi është akuzë e rëndë. Unë si një nga të dyshuarit them le ta ftojnë Nanon për dëshmi edhe Mejdanin, edhe Majkon, edhe liderin e opozitës Berisha, edhe zotin Meta, zv. kryeministër në atë kohë. Ata kanë njohuri për çfarë ndodhte në territorin e vetë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>