Sot, 16 shkurt, ora 11:00 do të zhvillohet seanca e tretë përgatitore ndaj Hashim Thaҫit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit, në Gjykatën e Hagës.
Seanca ishte parashikuar të mbahej më 11 shkur tpor u shty me kërkesë të palës mbrojtëse.
Ish-komandatët e lartë të UÇK-së, të arrestuar më datat 4 dhe 5 nentor nga Gjykata speciale e Hagës akuzohen se:
Nga muaji marsi 1998 dhe shtator 1999 kanë kryer “arrestim dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup ndodhen në paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.