The Guardian: Gjendje e vështirë në spitalet në Ballkan

Nga Exit News
The Guardian: Gjendje e vështirë në spitalet në Ballkan

Gazeta britanike The Guardian ka publikuar një analizë të Agjensisë Franceze e Lajmeve (AFP) mbi tejmbushjen e spitaleve kovid në vendet e Ballkanit Perëndimorë. Artikulli ka analizuar në mënyrë të vecantë Serbinë, dhe më pas Bosnjen, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Më poshtë artikulli i plotë i përkthyer nga Exit News:

Rritja e numrit të pacientëve të infektuar me koronavirus po i çon spitalet në Ballkan drejt kolapsit, raportoi Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP).

Pas një viti përpjekjesh duke e mbajtur nën kontroll pandeminë, infeksionet kanë filluar të rriten. Në Ballkanin Perëndimor, një nga zonat më të varfra të Evropës, numri i të vdekurve u dyfishua gjatë muajit të fundit, duke arritur në 10 mijë.

“Situata më kujton luftën, dhe kam frikë se ajo mund të rëndohet gajtë muajve të dimrit”, tha një mjek për AFP-në.

Kriza po nxjerr në pah boshllëqet e sistemeve shëndetësore që prej një kohe të gjatë po vuajnë nga financimi i ulët dhe nga largimi i mjekëve dhe infermiereve të reja.

Edhe përpara pandemisë, Ballkani kishte një normë të ulët të doktorëve në krahasim me Evropën, sipas OBSH-së. Tani spitalet po ndeshen me mungesën e personelit duke qënë se vetë mjekët po infektohen me virusin.

Në Serbi më shumë se sa 200 punonjës shëndetësor janë të vetë izoluar, ndërkohë që pavjonet janë të tej mbushur me pacientë.

“Kurrë nuk kam hasur një eksperiencë ët tillë në karrierën time profesionale: tha presidenti i Sindikatës së mjekëve në Serbi, për televizionin rajonal N1, të premten.

“Nuk kisha asnjë shtrat dhe asnjë mjet për të transportuar pacientët e rinj”, tha një mjek I cili punon në një spital kovid në një prej zonave me numër të lartë infektimesh”.

Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë në dhjetëshen e parë të Evropës për nivelin e vdekjeve për banorë. Megjithatë qeveritë e vendeve ende nuk po vendosin për masa të rrepta kufizuese sikurse po ndodh në vendet e tjera të Evropës.

Ato kanë ndërmarra masa të lehta si kufizimi i orëve të punës për baret dhe restorantet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>