The New York Times i bëri homazh viktimave të Covid-19 në SHBA, duke shkruar emrat e 1000 viktimave, në faqen e parë, të datës 24 maj.
Gazeta u hap me titullin “Vdekjet në SHBA arrijnë 100,000, një humbje e pallogaritshme”, dhe me një nën titull ku shkruhet: “Ata nuk ishin thjesht emra në një listë. Ata ishin ne. ”
Drejtuesit e gazetës zgjodhën publikimin e 1000 emrave dhe detajeve personale për të përcjellë tragjedinë e shkaktuar nga Covid-19 në SHBA.
Amerika është vendi me më shumë të vdekur nga Covid-19 në botë, duke arritur këtë fundjavë në 100 mijë të vdekur.