Thellohet ngërçi për qeverinë e Kosovës, Mustafa: Sot asnjë takim me Vetëvendosjen

Thellohet ngërçi për qeverinë e Kosovës, Mustafa: Sot asnjë takim me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa njoftoi qytetarët se nuk ende asnjë takim të planifikuar me Lëvizjen Vetëvendosje përpara nisjes së seancës parlamentare.

“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do ta publikojmë. Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, deklaroi Zoti Mustafa.

Sot në orën 15:00 do të zhvillohet seanca e parë e parlamentit ku pritet të betohen deputetët e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe të zgjidhet gjithashtu kryetari i parlamentit.

Një ditë më parë, kreu i Vetëvendosjes njoftoi qytetarët se bisedimet e disa javëve mes Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk rezultuan të suksesshme.

Ndasia kryesore mes dy partive mendohet të ketë qenë për postin e presidentit. Mediat në Kosovë raportojnë se nga LDK-ja është kërkuar që ky post t’i takoj kësaj partie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>