Themeluesi i Twitter-it dhuron 1 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë e Covid-19

Nga Exit News
Themeluesi i Twitter-it dhuron 1 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë e Covid-19

Themeluesi i Twitter-it dhe kompanisë Square, Jack Dorsey, deklaroi të martën se do të dhurojë 1 miliardë dollarë në mbështetje të përpjekjeve parandaluese të pandemisë së Covid-19.

Dorsey e shprehu këtë zotim përmes një postimi në Twitter:

“Po lëviz 1 miliardë dollarë kapital të Square ( rreth 28 për qind e pasurisë sime) te nisma “Start Small” për të financuar lehtësimin botëror nga Covid-19. Pas lehtësimit të kësaj pandemie, fokusi do të zhvendoset te shëndeti, edukimi dhe rritja e të ardhurave të grave”

Kjo është hera e parë që Dorsey lëviz kuotat e tij të kompanisë Square, e cila ka në fokus shërbimet e tregjeve financiare.

Themeluar në vitin 2009, Square, vlerësohet të ketë të ardhura mbi 370 milionë dollarë në vit.

Në zotimin e tij, Dorsey shprehet se gjithçka do të jetë transparente.

Në SHBA deri më sot ka pasur nisma të mëdha solidariteti kundër pandemisë.

Tim Cook nga Apple është zotuar të prodhojë 20 milionë maska falas, Jeff Bezos nga Amazon është zotuar të dhurojë 100 milionë dollarë, Mark Zuckerberg nga Facebook 30 milionë dollarë

Aktori Leonardo DiCaprio ka mbështetur mbledhjen e 100 milionë dollarëve fonde për të ndihmuar me ushqime njerëzit në nevojë, ndëra Bill dhe Melinda Gates do të financojnë me 100 milionë dollarë zhvillimin e vaksinave kundër Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>