
Numri i të konfirmuarve me koronavirus në të gjithë botën ka shkuar në 21.95 milion ditën e martë, ndërsa viktimat thuajse 776,000.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti John Hopkins, Shtetet e Bashkaura të Amerikës kryesojnë në botë me 5.45 milion raste të infektuarish dhe mbi 170,000 viktima nga Covid-19.
Brazili është vendi i dytë me shifrat më të larta. Atje numri total i të infektuarve shkon në 3.36 milion, ndërsa viktimat janë 108,536.
Vend ii tretë me shifrat më të larta nga koronavirusi është India me 2.7 milion raste të konfirmuara dhe 57,023 viktima.