Në Thumanë, zonën më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, vazhdon puna për shembjen e ndërtesave në zonën ku do të ndërtohen shtëpitë e reja.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj vizituan më 8 prill zonën.
Kryeministri Rama premtoi se mëgjithë ngadalësimet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, se të gjithë ato familje që banonin në shtëpi individuale në Thumanë, do të futën në shtëpitë e reja brenda vitit 2020.
Ai tha se ‘duhet bërë çmosm të punohet me 3 turne’ që këto shtëpi të mbyllen brenda vitit.
Rindërtimi në Thumanë është sponsorizuar nga Turqia e cila do të ndërtojë 500 shtëpi, qendër biznesi, shkollën publike dhe godinën e Bashkisë së Thumanës, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.