Tifozët penalizojnë Tiranën, 1 milionë lekë gjoba në 1 javë

Nga Exit News
Tifozët penalizojnë Tiranën, 1 milionë lekë gjoba në 1 javë

Tirana kryeson kampionatin, por edhe listën e klubeve më të gjobitura nga disiplina për sjelljet e tifozëve në Stadiumin Kombëtar. Në muajin shkurt bardheblutë janë gjobitur me 1 milionë e 300 mijë lekë (13 milionë lekë të vjetra).

Të hënën Komisioni i Disiplinës e ndëshkoi klubin 24 herë kampion të vendit me 500 mijë lekë gjobë, për shkak të sjelljeve jo-sportive të tifozëve gjatë derbit me Partizanin.

Për Tiranën, ky është ndëshkimi i dytë me 500 mijë lekë në më pak se një javë. Më 25 shkurt, Komisioni e ndëshkoi pasi në ndeshjen kundër Kukësit tifozët thyen rreth 145 stola.

Më 19 shkurt, Tirana qe ndëshkua me 200 mijë lekë dhe më 5 shkurt me 100 mijë lekë. Kështu për muajin shkurt totali shkon në 1 300 000 lekë. Tirana është ndëshkuar pas disa paralajmërimeve radhazi.

Përveç bardhebluve, gjatë muajit shkurt janë ndëshkuar edhe Partizani me 350 mijë lekë dhe Kukësi me Teutën me nga 100 mijë lekë.

Aktualisht Tirana kryeson kampionatin me 47 pikë. Ajo nuk humbet prej 7 dhjetorit 2019 ndërsa ka rreth 10 vite që nuk e fiton titullin kampion, çka ka shtyrë tifozët ta presin me më shumë entuziazëm ecurinë e këtij sezoni.

Që prej muajit nëntor 2019, pas përurimit të Stadiumit Kombëtar, Federata Shqiptare e Futbollit, ka ndërmjetësuar zhvillimin e disa ndeshjeve të Superligës, të cilat janë shoqëruar me vandalizimin e mjediseve.

Së fundmi një vëzhgim i Exit News vuri në dukje se kultura problematike e të bërit tifo ndikon shumë te të rinjtë, të cilët i imitojnë këto sjellje edhe në ndeshje të moshave.

Lexo këtu: Vandalët e mëdhenj frymëzojnë vandalë të vegjël për dhunë në stadiume.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>