TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në botë në vitin 2020 duke i zënë vendin e parë Facebook Messenger, sipas kompanisë dixhitale të analitikës App Annie raporton BBC.
Platforma kineze e shpërndarjes së videove është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të Facebook që ndodhet në 5 aplikacionet më të shkarkuara në botë
Popullariteti i TikTok u rrit edhe pasi ish-Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta ndalonte atë në Amerikë.
Aplikacionet në pronësi të Facebook kanë mbajtur vendin e parë që kur nisi matja e shkarkimeve në 2018 dhe ende dominojnë.
Gjiganti i mediave sociale i Mark Zuckerberg përbën pjesën tjetër të pesë të parëve me aplikacionet Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger.
Vitin e kaluar, Presidenti i atëhershëm Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar shkarkimet e reja të aplikacionit TikTok në SHBA.
Administrata Trump pretendoi se TikTok përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare pasi qeveria kineze kishte qasje në të dhënat e përdoruesit të saj. Kompania në mënyrë të përsëritur mohoi akuzat.
Për të zgjidhur çështjen u propozua që kompania mëmë ByteDance t’i shiste një pjesë të biznesit të saj amerikan në gjigantin amerikan të teknologjisë Oracle dhe Walmart por kjo nuk u miratua kurrë nga qeveria kineze.
Kur u bë President i SHBA në janar të këtij viti Joe Biden tërhoqi urdhrin ekzekutiv të Trump.