TikTok ka fshirë 29 mijë video me lajme të rreme mbi koronavirusin në Evropë

Nga Exit News
TikTok ka fshirë 29 mijë video me lajme të rreme mbi koronavirusin në Evropë

TikTok lajmëroi të enjten se ka fshirë 29 mijë video të lidhura me koronavirusin në Evropë, për shkelje të rregullave të platformës.

Aplikacioni kinez, e cila i jep mundësinë përdoruesve të postojnë video të shkurtra, tha se nuk lejon përhapjen e keqinformimit që mund të dëmtojë njerëzit që përdorin platformën.

Rreth 3000 klipe përmbanin informacion të rremë mjekësor mbi koronavirusin. Zëdhënësi i TikTok tha se videot me infromacion mbi koronavirusin kapën pikun në mars, dhe më pas filluan të bien gjatë muajve, pril, maj dhe qershor 2020.

TikTok e shoqëron çdo video me një mbishkrim “Mëso fakte për Covid-19”. Ky mbishkrim I drejton përdoruesit drejt videove me infromacion informues të saktë mbi koronavirusin.

Në vitin 2019, TikTok hoqi 49 milionë video, sipas raportit të transparencës të publikuar nga vetë platforma. Arsyeja ishte “lakuriqësia për të rriutr dhe aktivitet seksual”, duke fshirë një në katër video gjatë muajit dhjetor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>