Kompania ByteDance pronare e aplikacionit TikTok po bisedon me disa kompani amerikane për të shitur aplikacionin, përfshirë Microsoftin, Oracle, që pas kërcënimeve të Presidentit Trump se do ta ndalojë përdorimin e shërbimitTrump i ka vendosur afat deri në mes të shtatorit kompanisë.
Por, autoritetet kineze mendojnë se shitja e detyruar e palikacionit do të dëmtonte imazhin e vendin, duke e paraqitur atë si të dobët, raportoi Reuters.
ByteDance i tha Reuters se qeveria kineze asnjëherë nuk ka thënë se TikTok do të mbyllet për ndonjë vend.
Qeveria kineze tha për Reuters se SHBA-të po abuzojnë me konceptin e sigurisë kombëtare, dhe i bëri thirrje të ndalojnë së ushtruari presion ndaj kompanive të huaja.