TikTok nis betejën ligjore kundër presidentit Trump

Nga Exit News
TikTok nis betejën ligjore kundër presidentit Trump

Aplikacioni kinez i videove TikTok do të nisë javën e ardhshme betejën ligjore kundër presidentit Trump për të kundërshtuar vendimin e tij për të ndaluar përdorimin e aplikacionit në Amerikë.

Mbrëmjen e 6 gushtit, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon përdorimin e aplikacionit nga 15 shtatori në Amerikë, në rast se kompania kineze nuk i shitet një kompanie amerikane.

“Për të siguruar që sundimi i ligjit nuk po cenohet dhe se kompania e përdoruesit tanë të trajtohen në mënyrë të drejtë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të sfidojmë urdhrin ekzekutiv përmes sistemit gjyqësor,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Presidenti Trump pretendon se aplikacioni kinez përbën rrezik për sigurinë kombëtare amerikane për shkak të lidhjeve me Kinës. Sipas tij, kompanitë mund të detyrohen të “mbështesin dhe bashkëpunojnë me Shërbimet Sekrete të kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>