Tillerson largohet, muxhahedinët bëjnë thirrje për “kryengritje” në Iran

Tillerson largohet, muxhahedinët bëjnë thirrje për “kryengritje” në Iran

Dje, Presidenti Donald Trump pushoi pa ceremoni Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson. Në vend të tij ai emëroi drejtorin e CIA-s Mike Pompeo. Sipas disa mediave amerikane, Pompeo është zë i fortë kritik për marrëveshjet bërthamore me Iranin dhe do të mbështesë planin e Presidentit Trump për të rrëzuar marrëveshjen nukleare me Iranin.

Kjo do të hapë mundësinë për mbështetjen e ndryshimit të regjimit në Iran nga SHBA-të, plan ky i preferuar për një kohë të gjatë nga disa anëtarë të Partisë Republikane. Një element i rëndësishmë i ndryshimit të regjimit do të jenë edhe tre mijë muhaxhedinët (MEK), të njohuri si opozita iraniane, të strehuar në Shqipëri dhe të konsideruar si terroristë nga Irani.

Në 2017, Drejtori i FBI-së Louis J. Freeh, senatori John McCain, dhe senatorët Thom Tillis, Roy Blunt, dhe John Cornyn vizituan organizatën MEK në Shqipëri. Senatori amerikan McCain gjatë fjalimit të tij, nën sloganin “Irani i Lirë” deklaroi se “Një ditë Irani do të jetë i lirë. Një ditë e të gjithë ne do të mblidhemi në atë shesh.”

Maryam Rajavi, drejtuesja e MEK, organizatë e përshkruar si një “kult”, ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për “sanksione gjithëpërfshirse” kundër regjimit Iranian:

Maryam Rajavi nënvizoi nevojën për të vendosur sanksione gjithëpërfshirëse në sektorin bankar dhe të naftës për regjimin Iranian; për të dëbuar IRGC (Ushtria për Revolucion Islamik) dhe milicitë e lidhura me të nga Siria, Iraku dhe vendet e tjera të rajonit; për të ndërmarrë hapa të menjëhershme për ndëshkimin e regjimit për përhapjen e ekzekutimeve politike — në veçanti për masakrën e 1998-ës kundër 30 mijë të burgosurve politik; për të ngritur një komision hetimor për hetimin e krimeve të rënda kundër njerëzimit me qëllimin e vetëm për të vënë përpara drejtësisë autorët; për njohjen e aspiratave të popullit të Iranit dhe të Rezistencës Iraniane për të përmbysur tiranin fetare në pushtet dhe për të vendosur lirinë dhe demokracinë, për të vendosur republikën e re bazuar në ndarjen e shtetit nga feja, vendosjen e barazisë gjinore dhe Iranin jo-bërthamor.

Prandaj, nuk përbën lajm fakti se në të njëjtën ditë që Tillerson — i cili gjithmonë e ka mbrojtur marrrëveshjen nukleare me Iranin — u pushua, Rajavi postoi një video në Facebook, ku deklaron se:

Tani është koha të zgjerojnë dhe të përhapim bastionet e rebelimit për liri. I bëj thirrje të gjithë bashkëkombësave kudo në vend të ngrihen dhe t’i bashkohen revoltës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>