Rreth gjysma e lejeve të ndërtimit të miratuara në vend, janë dhënë në qarkun e Tiranës. Sipas raportit të INSTAT për periudhën janar- mars 2020 në qarkun Tiranë janë dhënë 84 leje ndërtimi nga 184 leje të miratuara në total në vend.
Qarku Tiranë ka miratuar 10 leje më pak krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2019. Ndërsa, vlera e ndërtimeve të miratuara në Tiranë në tre mujorin e parë është rreth 80 mijë euro, rreth 55 përqind më pak se sa e njëjta periudhë e 2019.
Në total në vend janë miratuar 184 leje ndërtimi në të gjithë vendit, në krahasim me 245 leje ndërtimi të dhëna në të njëjtën periudhë të 2019-ës, duke shënuar një ulje me rreth 25 për qind.
Pas Tiranës, qarku me numrin më të lartë të lejeve ët ndërtimi është Elbasani me 19 leje ndërtimi.