Tirana, qyteti më i ndotur në Shqipëri – Pikat kryesore të raportit

Tirana, qyteti më i ndotur në Shqipëri – Pikat kryesore të raportit

Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në gjithë Shqipërinë.

Kështu deklaroi drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Julian Beqiri, gjatë prezantimit të raportit për gjendjen e mjedisit në vitin 2016.

Disa përfundime të tjera të raportit janë:

Fieri, Lushnja dhe Lezha janë tre qytete potencialisht të ndotura.

Korça shfaqet problematike lidhur me ndotjen e ajrit vetëm në periudhën e dimrit për shkak të ngrohjes me dru zjarri.

Ndotja akustike, e cila renditet e dyta pas ndotjes së ambientit, për nga risku ndaj shëndetit publik është shumë problematike, veçanërisht në Tiranë.

Gjatë ditës ndotja akustike në Tiranë është 17,23 për qind më e lartë se norma e lejuar, ndërsa natën 24,91 për qind më lartë se norma.

Bashkitë, në drejtim të ndotjes dhe menaxhimit të mbetjeve, po bëjnë një punë të dobët, pavarësisht ndarjes së re territoriale.

Ndotja në ujrat detarë është ulur ndjeshëm por në këto zona ka ende probleme me mungesën e infrastrukturës dhe informimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>