Tiranë, qytetarët protestë kundër rritjes së çmimit të ujit

Tiranë, qytetarët protestë kundër rritjes së çmimit të ujit

Qytetarët e Tiranës do të protestojnë sot në orën 18:00 përpara Bashkisë kundër rritjes me rreth 50 për qind të çmimit të ujit.

Lajmi për rritjen e çmimit të ujit u bë publik nga vetë kryebashkiaku Veliaj pak ditë më parë. Zoti Veliaj tha se rritja e çmimit do të lejojë marrjen e kredive nga BERZH e Banka Botërore, kredi që do të përdoren për investime.

Pa bërë publik asnjë të dhënë konkrete, Zoti Veliaj propozon rritjen e çmimit të ujit edhe pse Ujësjellës Kanalizime Tiranë është një ndërmarrjet fitimprurëse – UKT vetëm në vitin e kaluar ka fituar 5 milionë euro nga faturimi i vetëm 22 për qind të përdoruesve të ujit -78 për qind e përdoruesve në Tiranë nuk paguajnë faturat e ujit.

Propozimi i Kryebashkiakut Veliaj do të hidhet për  votim në Këshillin Bashkiak në mbledhjen e ardhshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>