
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar rishpërndarjen e mandateve të deputetëve në 3 zona zgjedhore, Dibër, Gjirokastër dhe Tiranë. Sipas propozimit të KQZ, Dibrës dhe Gjirokastër do t’u hiqen nga një mandat deputeti dhe ato t’i shtohen qarkut të Tiranës.
Vendimi i KQZ u morr sepse numri total i deputetëve nuk mund të ndryshojë, por rishpërndarja e mandateve mund të bëhet sipas lëvizjeve të popullsisë.
Kështu, Dibra nga 6 deputetë që kishte derimë sot, tashmë do të ketë 5 dhe Gjirokastra nga 5, do të ketë 4 mandate. Ndërsa Tirana nga 34 do të bëhet me 36 mandate.
Nga zgjedhjet e vitit 2017, e deri më sot, popullsia në këto dy qarqe u tkurr.
Sipas të dhënave nga Regjistri i Gjendjes Civile, dhe llogarive të “Me Pak Fjalë”, rezulton se në vitin 2020:
Në Dibër do të duheshin edhe 21 mijë qytetarë më shumë për të patur 6 mandate.
Në Gjirokastër do duheshin edhe 14 mijë qytetarë, për të patur 5 mandate.
Nga ana tjetër, qarku i Tiranës ka rreth 54 mijë qytetarë të pa përfaqësuar dhe për këtë arsye u propozua të shtohen dy mandatet që janë hequr në Dibër dhe Gjirokastër.
