Tjetër i dënuar përjetë kërkon lirimin nga burgu

Nga Exit News
Tjetër i dënuar përjetë kërkon lirimin nga burgu

Admir Tafilaj, me 3 dënime, 2 të përjetshme dhe një me 22 vite burg për tentativë vrasje, kërkon të përfitojë të njëjtat lehtësira që gëzoi Endrit Dokle, anëtar i ish-bandës së Durrësit që u lirua pak javë më parë edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Gazetarja Anila Hoxha raportoi për Top-Channel se Tafilaj kërkon të përfitojë rishikim të dënimeve me të njëjtat argumenta që përdori Dokle. Mirëpo Gjykata e Burrelit e ka refuzuar.

Tafilaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit kriminal njohur ndryshe si ‘Grupi tritoli’. Ai e drejtonte grupin nga burgu, teksa pati porositur edhe një vrasje për hakmarrje.

Endrit Dokle u lirua muajin e kaluar edhe pse ishte dënuar me burgimi të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Gazetarja Hoxha raporton se Dokle kishte edhe një dënim tjetër me 16 vite burg si drejtues i një rrjeti trafiku droge, të cilin e urdhëronte nga burgi.

Ai u lirua me pretendimin se ka kryer me sjellje të mirë rreth 25 vite burg dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Të njëjtin argument ka dashtur ta përdorë edhe Tafilaj.

Top-Channel citon burime të saj të thonin se Gjykaa e ka kundërshtuar me argumentimin se “atij i janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj, nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja pendese, nuk është bashkëpunues me autoritete ku ndodhet si dhe është agresiv”.

Përveç Dokles, Gjykata liroi edhe shokun e tij, Sardian Sulejmanin. Ata janë dy nga dhjetëra rastet e viteve të fundit ku ish-anëtarë bandash janë liruar duke përfituar lehtësime nga sistemi i drejtësisë. Opozita i ka denoncuar këto lirime si lirime nën garanci të shtetit për t’u përdorur më pas në fushatat zgjedhore.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme