Qeveria po bënë gati dhënien me koncesion të formës PPP, 155 mijë metra katrorë në Porto Romano. Sipas projektit të prezantuar nga Kryeministri Rama në maj 2019, kompania koncesionare do ta kthejë Porto Romanon në një park argëtues, me fusha sporti, basketbolli, tenisi, etj.
Kryeministri Rama tha sot nga Porto Romano, ku me urdhër të qeverisë po depozitohen rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti, se:
“Me këtë rast (termetin) të përshpjetojmë projektin që kemi bërë gati prej disa kohësh. Me këtë rast ta transformojmë këtë zonë në një park. Ky është një shans për të shfrytëzuar. Me ato ritme finacimesh do të kërkonte tre vjet e ca projekti. Projekti pa këto inerte, do të thanim gjysëm mali për të bërë këtë punë. Po të mos i kishim do t’i sillnim”.
Kryeministri Rama që pas rënies së tërmetit është duke rimarketuar dhe ripaketuar projektet e tij të hershme për ti përfshirë tashmë në një program të ri të quajtur “rindërtim”.
Projekti i parkut në Porto Romano është hartuar në vitin 2019. Në Maj të 2019, Kryeministri Rama e prezantoi projektin në faqen e tij në Facebook. Ndërsa, në qershor 2019, në emision Open të Eni Vasilit, Kryeministri tha se ky park do të ndërtohej me Partneritet Publik Privat.