Një 56 vjeçar nga Durrësi u arrestua të mërkurën, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, 9 dhe 13 vjeç.
Njoftimi u dha nga policia. Hetimet për rastin po vazhdojnë.
Javët e fundit, disa raste abuzimi seksual të të miturve janë zbuluar.
Pas publikimit të ngjarjeve, qindra qytetarë, aktivistë dhe shoqata të shoqërisë civile protestuan dhe kërkuan dënime të rënda për abuzuesit seksualë.