Tjetër rast helmimi masiv në gjimnazin Janaq Kilica në Fier

Nga Exit News
Tjetër rast helmimi masiv në gjimnazin Janaq Kilica në Fier

Rreth 30 nxënës të gjimnazit Janaq Kilica në Fier kërkuan ndihmë mjekësore sot pasi u ndjenë keq pas pushimit të drekës.

Mediat raportojnë se 6 ambulanca u dërguan për të transportuar dhjetëra nxënës në urgjencë. Sipas raportimeve të para thuhet se nxënësit kanë ndjerë aromë të rëndë pasi janë kthyer në klasa. Më pas kanë hasur vështirësi në frymëmarrje.

Report TV raportoi se dyshimet e para janë për hedhjen e një gaz lotsjellës (spraj piperi) nga një nxënës të shkollës. Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë dhe prokurorë të Prokurorisë së rrethit Fier.

Gazetarët nuk janë lejuar të qendrojnë në shkollë, ndërsa Ministrja e Arsimit Besa Shahini, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Fier Yllka Beci nuk iu përgjigjën telefonatave të News24.

Kjo është hera e dytë që një situatë e ngjashme ndodh në gjimnazin Janaq Killica. Rreth një javë më parë 7 nxënës dhe 2 mësues u helmuan dhe u dërguan me urgjencë në spital. Për ngjarjen e parë fillimisht u dyshua se shkak i helmimit ishte kaldaja, më pas për lëndët kimike të laboratorit të kimisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>