
Një tjetër sasi droge u kap të enjten në konteinerët e “Alba Exotic Fruits”, sipas një raportimi nga BalkanWeb. Kjo përbën herën e tretë brenda muajit që policia gjurmon lëndë narkotike në ngarkesat e kompanisë së bananeve.
Në 13 korrik policia sekuestroi 12 kg kokainë nga kontrolli i konteinerëve të kompanisë në portin e Durrësit, ndërsa dhjetë ditë më vonë u gjetën 6.5 kg të tjera.
Kontrolli i radhës i policisë gjeti 7.25 kg kokainë, të fshehur po në konteiner.
Por kjo nuk ka qënë hera e vetme ku emri i “Alba Exotic Group” është lakuar në lidhje me trafikimin e narkotikëve, pasi në një operacion të koordinuar mes policise greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane, në shtator të 2019 u kapën në konteinerët e saj në Portin e Durrësit 137 kg kokainë.
Në atë kohë Exit Neës ngriti pikëpyetje mbi kompaninë, pasi ajo nuk u hetua për një përfshirje të mundshme në operacionin e trafikut të kokainës.