Tjetër sasi droge kapur në konteinerët e “Alba Exotic Fruits”

Tjetër sasi droge kapur në konteinerët e “Alba Exotic Fruits”

Një tjetër sasi droge u kap të enjten në konteinerët e “Alba Exotic Fruits”, sipas një raportimi nga BalkanWeb. Kjo përbën herën e tretë brenda muajit që policia gjurmon lëndë narkotike në ngarkesat e kompanisë së bananeve.

13 korrik policia sekuestroi 12 kg kokainë nga kontrolli i konteinerëve të kompanisë në portin e  Durrësit, ndërsa dhjetë ditë më vonë u gjetën 6.5 kg të tjera.

Kontrolli i radhës i policisë gjeti 7.25 kg kokainë, të fshehur po në konteiner.

Por kjo nuk ka qënë hera e vetme ku emri i “Alba Exotic Group” është lakuar në lidhje me trafikimin e narkotikëve, pasi në një operacion të koordinuar mes policise greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane, në shtator të 2019 u kapën në konteinerët e saj në Portin e Durrësit 137 kg kokainë.

Në atë kohë Exit Neës ngriti pikëpyetje mbi kompaninë, pasi ajo nuk u hetua për një përfshirje të mundshme në operacionin e trafikut të kokainës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>