
Tre persona janë vrarë dhe të paktën shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm me thika pranë kishës së Notre-Dame, në Nisë të Francës.
Autori i vrasjeve është ndalur nga policia.
Lajmin e bëri publik bashkiaku Christian Estrosi, i cili e quajti ngjarjen ‘sulm terrorist’.
Qytetarët që kanë parë ngjarjen e rëndë kanë deklaruar se një gruaje iu pre koka.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Pak ditë më parë, në Francë, një mësuesi iu pre koka nga një nxënës, pasi tregoi karikatura të profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.