Tjetër vrasje në Elbasan, vritet një 40-vjeçar

Nga Exit News
Tjetër vrasje në Elbasan, vritet një 40-vjeçar

Një tjetër person është vrarë në Elbasan në orët e para të mëngjesit, duke e çuar në dy numrin e viktimave brenda 12 orëve.

Florian Lamçe, 40 vjeç, është vrarë duke u goditur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’.

Policia ka shoqëruar në komisariat për t’i pyetur për ngjarjen Ardiano Hajdarin, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktarin 34 vjeç.

Dyshohet se Lamçe bashkë me Ardiano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin janë konfliktuar me njëri-tjetrin në gjendje të dehur.

Lamçe ka qenë i dënuar më 3 vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’.

Po ashtu ai është hetuar dhe për dy plagosje, por nuk është dënuar.

Pak orë më parë, Regis Runaj, 23-vjeç, miku i Emiljano Ramazanit, është gjetur i vdekur pranë varrezave në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Ai ishte goditur 7 herë me thikë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>